Aktualitet

Vrasja e gjeneralit, PD: Vendimi i Trump në mbrojtje të demokracisë

Shkruar nga Liberale
Vrasja e gjeneralit, PD: Vendimi i Trump në mbrojtje të

PD përkrah SHBA-në në operacionin e sotshëm ku mbeti i vdekur gjenerali iranian Qasem Soleimani, bashkë me komandantin ushtarak të Irakut dhe disa ushtarakë të tjerë. PD thotë se vendimi i Trump për këtë akt ishte në mbrojtje të paqes dhe demokracisë ndërkohë shprehet se jo vetëm tani në opozitë por dhe kur të vijë në qeveri, PD do të jetë gjithmonë krahë SHBA-së sidomos në luftën kundër terrorizmit.

Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes. Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA,sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e aktiv në përmbushje tē detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, tē udhëhequr nga SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH