Aktualitet

Vrasja e Flamur Beqirit në Londër, arrestohet 22-vjeçari

               Publikuar në : 15:19 - 22/01/20 liberale

Një ‘kikboksier’ nga Suedia është arrestuar për vrasjen e Flamur Beqirit natën e krishtlindjeve, në sy të gruas së tij dhe djalit të mitur, në jug të Londrës.

Anis Hemissi, 22 vjeç, u arrestua në aeroportin e Kopenhagenit të hënën gjatë natës, Policia suedeze tha se Hemissi, nga Malmo, është ndaluar pasi kishte urdhër arresti ndërkombëtar.

“Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arrestimi Evropian me dyshimin për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Policia.

Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, vrasja lidhet me një përfshirje të Flamur Beqirit në një luftë bandash me kriminelë nga Afrika e Veriut. Sipas policisë Beqiri ishte pjesë e kontrabandës së drogës, e cila financonte dhe stilin e jetës ekstravagante të tij dhe dasmën luksoze të mbajtur në liqenin e Comos në Itali, në tetor 2018.

I riu i arrestuar për vrasjen e Beqirit thuhet se është me origjinë tuniziane, megjithatë ai mohon çdo përfshirje në vrasje dhe është zotuar të luftojë për të mos u ekstraduar në Mbretërinë e Bashkuar./Gazeta Liberale

 

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back