Aktualitet

Vrasja e Emiljano Ramazanit, arrestohen dy vëllezër në Peqin

Shkruar nga Liberale
Vrasja e Emiljano Ramazanit, arrestohen dy vëllezër në Peqin

Dy vëllezër kanë rënë në pranga pas një operacioni të gjerë që forcat RENEA zhvilluan këtë të hënë në Peqin.

Ata janë Seit dhe Ymer Manhasa, të cilët dyshohen se janë përfshirë në ekzekutimin mafioz që iu bë 39-vjecarit Emiljano Ramazani, një javë më parë në Elbasan.

Një nga të arrestuarit mësohet se është pronar i një pike makinash të përdoruara. Uniformat blu dyshojne se ai ka siguruar një nga automjetet që u përdor në atentatin e javës së shkuar.

Vëllezërit janë shoqëruar nën masa të forta sigurie, ndërsa aksionin e ka ndjekur nga afër edhe drejtori i Policise se shtetit, Ardi Veliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH