Aktualitet

Vrasja e biznesmenit/ Autori i maskuar si femër, qëlloi me snajper...

Shkruar nga Liberale
Vrasja e biznesmenit/ Autori i maskuar si femër, qëlloi me snajper...

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit Kastriot Reçi në qendër të Rrëshenit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se autori që ka qëlluar me snajper në drejtim të 47-vjeçarit, ishte maskuar me paruke femre dhe i veshur me fustan, për ta pasur më të lehtë që të humbiste gjurmët.

Po ashtu, mësohet se ai ka qëndruar në një pallat 8 katësh, i shpallur nga bashkia i pabanueshëm për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Vrasësi ka qëlluar nga tualeti i banesës në katin e tetë, duke shqyer madje edhe një grilë. Banesa nga ku u qëllua biznesmeni ishte e shokut të Armando Gjinit, një prej personave të vrare gjatë kalvarit të hakmarrjeve mes dy fiseve.

Ndonëse e gjithë ekzekutimi i kësaj vrasjeje ishte i mirëmenduar, autori ka lënë gjurmë që mund të ndihmojnë grupin hetimor në zbardhjen e këtij atentati. Në pallat është gjetur snajperi, e ndërsa disa km më tutje, në dalje të qytetit, është gjetur parukja që autori e kishte përdorur si kamuflim. Parukja është dërguar në laborator për të parë mbetjet biologjike, e ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije gjithashtu se e gjithë skena është regjistruar nga dy kamera sigurie, po për shkak të rezolucionit jo shumë të lartë dhe maskimit të autorëve, është e pamundur identifikimi i tyre.

Aktualisht janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje rreth kësaj ngjarjeje, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, si autor të dyshuar të krimet./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH