Aktualitet

Vrasja e babait të 3 fëmijëve në derë të shtëpisë, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Liberale
Vrasja e babait të 3 fëmijëve në derë të

Një 43-vjeçar, baba i tre fëmijëve është vrarë me armë zjarri në derë të shtëpisë në Dukagjin. Gjergj Krygja është qëlluar pranë banesës së tij në fshat, në rrethana ende të paqarta.

Sipas Report Tv, prerja e paligjshme e druve dhe konkurrenca dyshohet se janë pista kryesore e hetimit ku është përqendruar policia.

Në zonë kanë shkuar edhe efketivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për kontrollin e të gjithë zonës, në kërkim të autorit/eve.

Njoftimi i policisë

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH