Aktualitet

Vrasja e 62 vjeçarit te Liqeni Artificial, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Liberale
Vrasja e 62 vjeçarit te Liqeni Artificial, ja çfarë dyshohet

Haxhi Baçinozi u vra pasditen e djeshme te Liqeni Artificial në Tiranë. Nga burimet e policisë pohojnë se 62- vjeçari se shkak i vrasjes u bë një borxh i pashlyer.

Burime thonë se autori i krimit ishte i shoqëruar nga një person tjetër në momentin që ka qëlluar mbi 62-vjeçarin, ish i burgosur politik gjatë regjimit diktatorial.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:15 të ditës së djeshme, te Liqeni Artificial, ndërsa viktima  kishte dalë për vrap së bashku me djalin e tij.

Autorët e identifikuar nga policia janë në kërkim dhe po punojnë  për kapjen e tyre. Një prej autorëve të krimit dyshohet se është Islam Myrkaj, nga Fieri./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH