Aktualitet

Vrasja e 50 vjeçare, nëna e të riut: Luisi s’do e përdhunonte kurrë

Shkruar nga Liberale
Vrasja e 50 vjeçare, nëna e të riut: Luisi s’do e

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi monstruoz në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku u përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.

Nëna e 16-vjeçarit Luis Saliaj, akuzuar si bashkëpunëtor i krimit, Mimoza Saliaj, kërkon që djali i saj të vuajë dënimin nëse ka faj. Sipas saj, djali s'do e përdhunonte kurrë 50-vjeçare, pasi ajo e kishte rritur dhe ushqyer.

“Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë që ta përdhunonte, është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë. Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mire. Kemi shkuar shumë mire. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në drite të vërtetën”, ka thënë ajo./Gazeta Liebrale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH