Aktualitet

Vrasja e 40-vjeçarit, ILD: Verifikim fakteve për dënimin e viktimës

Shkruar nga Liberale
Vrasja e 40-vjeçarit, ILD: Verifikim fakteve për dënimin e

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis verifikimet pas vrasjes së mbëmshme të Hekuran Billës.

Sipas ILD-së, ka nisur verifikimi i fakteve për dënimin me burg të përjetshëm.

"Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm.

Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit.", thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Billa njihej si vrasësi i një 22 vjeçari, bashkëkombas i tij në Angli në vitin 2006.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH