Aktualitet

Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, arrestohet vjehrri i tij

Shkruar nga Liberale
Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, arrestohet vjehrri i

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e 28-vjeçarit shqiptar Ilir S., në Belgjikë. Mediat vendase raportojnë se autori i dyshuar i krimit është vjehrri i viktimës, shtetasi Stephane V., 55 vjeç.

Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe. “Nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë”, ka deklaruar ai.

Viktima kishte vite me Melanie, vajzën e Stephane V. Ata kishin edhe një vajzë së bashku. Por gjërat nuk funksionuan mes viktimës dhe babait të të dashurës së tij. Ai dyshonte se ishte i përfshirë në disa biznese të dyshimta.

28-vjeçari u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës. Ai qëndronte pranë motoçikletës së tij duke pritur për një takim. Një peshkatar dëgjoi disa goditje. Nga hetimet rezultoi se janë qëlluar dymbëdhjetë të shtëna dhe viktima është goditur tetë herë.

Gjatë autopsisë i janë gjetur tre plumba në trupin e tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH