Aktualitet

Vrasja dhe djegia e pronarit, ja kush është 18-vjeçari i arrestuar

Shkruar nga Liberale

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 18-vjeçar, pasi dyshohet si autor i vrasjes së 45-vjeçarit , Flamur Duci në Korçë. I arrestuari është Denis Hoti, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Viktima u gjet mëngjesin e së enjtes pranë lokalit të tij i vrarë me thikë dhe sende të forta, ku në trup kishte edhe plagë të shkaktuara nga djegia. Viktima dhe autori kanë qenë komshinj me njëri-tjetrin.

Sipas hetimeve, dyshohet se vrasja e 45-vjeçarit Duci, ka ardhur pas një sherri për motive të dobëta./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH