Globi

Vrasja brutale e 15-vjeçares, u përdhunua dhe u hodh në shinat e trenit. Mbijetoi 10 ditë në spital

Shkruar nga Liberale

Tronditje ka shkaktuar një krim brutal në Rusi, pasi një vajze 15-vjeçare ishte viktimë e përdhunimit dhe më pas u hodh lakuriq në shinat e trenit.

Tmerri i përjetuar nga Yaroslav Shikova në Perm të Rusisë u zbulua kur një shofer treni e pa atë të braktisur në shinat e trenit. Sipas burimeve policore autori ose autorët e kishin lënë vajzën në shinat e trenit për të vdekur.

Vajza 15-vjeçare u dërgua në spital ku duroi 10 ditë para se të vdiste, duke arritur gjatë kësaj kohe të identifikonte vrasësin e saj.

Për këtë ngjarje është arrestuar 16-vjeçari Sergei Miniazev, nëna e të cilit është oficere burgu dhe babai polic, ndërsa dy të rinj të tjerë janë duke u ekzaminuar si të dyshuar.

[caption id="attachment_1371547" align="alignnone" width="1360"] 16-vjeçari i arrestuar për vrasjen mizore[/caption]

Shoferi i trenit që pa për herë të parë 15-vjeçaren rrëfe se “ata e kishin lënë vajzën diagonalisht nëpër shina. Kishte shumë gjak. Papritur ajo doli nga linjat dhe humbi vetëdijen. Ajo ishte krejtësisht e zhveshur dhe kishte veshur vetëm çorape. E gjithë koka e saj ishte e mbuluar me gjak. E kishin goditur në linja"

Ajo që vuri re edhe drejtuesi i trenit që gjeti 15-vjeçaren ishte se ajo kishte një lëng djegës në gojë dhe në zonën gjenitale. “Ai ose ata që e goditën donin të hiqnin qafe gjurmët e tyre biologjike. Ajo kishte djegie në trup, krahë dhe këmbë. Lëkura e saj po zhvishej kur e vendosëm në barelë”, shtoi ai.

Sipas babait të 15-vjeçares, në natën fatale, vajza e tij ishte kthyer nga një festë në shtëpinë e 16-vjeçarit, por nuk dihet pse, pa informuar prindërit e saj, ajo doli sërish nga shtëpia nga dritarja e dhomës së saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH