Globi

Vrasësi i Caroline del para gjykatës/ Avokati e braktis para seancës

Shkruar nga Liberale
Vrasësi i Caroline del para gjykatës/ Avokati e braktis para

Babis Anagnostopoulos, vrasësi i gruas së tij 20-vjeçare, Caroline, mbërriti mëngjesin e sotëm në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

I veshur me anti-plumb ai hyrë në gjykatë, teksa një grup njerëzish të mbledhur aty pranë bërtitën: “Vriteni, të kalbet ne burg!”

Mediat greke shkruajnë se ai do të kërkojë falje për krimin e rëndë të ndodhur më 11 maj dhe do të përpiqet të bindë gjyqtarët se nuk e kishte planifikuar vrasjen e 20-vjeçares.

“Ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në polici. Ky informacion do të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit dhe do të pasurojë dëshminë e tij”, tha njëri prej avokatëve të tij.

Ndërkohë, avokati tjetër i tij, Vassilis Spyrou njoftoi dorëheqjen e tij nga mbrojtja e 32-vjeçarit. Ai tha se nuk do të merret më me këtë çështje për arsye personale.

Seanca e sotme pritet të nisë rreth orës 12:00 dhe do të jetë maratonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH