Aktualitet

Vrapi mund të lehtësojë depresionin po aq sa mjekimi

Shkruar nga Liberale
Vrapi mund të lehtësojë depresionin po aq sa mjekimi

Universiteti Vrije në Amsterdam ka bërë një studim të ri, e cila krahasoi efektet e antidepresantëve dhe vrapimit në ankthin, depresionin dhe shëndetin e përgjithshëm gjatë një periudhe 16-javore.

Studimi përfshiu 141 pacientë që kishin depresion dhe/ose ankth. Atyre iu dha mundësia të zgjidhnin të merrnin antidepresantë SSRI (frenues selektiv të rimarrjes së serotoninës) ose të merrnin pjesë në terapi vrapimi të bazuar në grup për një periudhë 16-javore, sipas një njoftimi për shtyp nga universiteti.

Shumica e pacientëve, ku vetëm 96 prej tyre zgjodhën vrapimin, ndërsa 45 zgjodhën ilaçet kundër depresionit.

Për sa i përket shëndetit fizik, vrapimi tregoi përmirësime, ndërsa ilaçet kundër depresionit patën një ndikim paksa negativ.

Një pengesë e vrapimit ishte se kishte një shkallë shumë më të lartë të braktisjes, zbuloi studimi.

“Ky studim u dha njerëzve në ankth dhe depresion një zgjedhje në jetën reale, ilaçe apo ushtrime. Është interesante se shumica zgjodhën ushtrimet, gjë që bëri që numri në grupin e vrapimit të ishte më i madh se në grupin e ilaçeve”, tha studiuesja kryesore Brenda Penninx.

Grupi i antidepresantëve mori ilaçin Escitalopram, i cili përdoret për trajtimin e depresionit dhe çrregullimit të ankthit të përgjithësuar. Grupi i vrapimit mori pjesë në dy deri në tre seanca grupore “të mbikëqyrura nga afër” 45-minutëshe në javë.

Edhe pse më shumë njerëz zgjodhën terapinë e vrapimit, vetëm 52% e tyre i përmbaheshin rutinës së stërvitjes – ndërsa 82% e grupit të antidepresantëve iu përmbajtën ilaçeve të tyre, thuhet në njoftim.

Në fund të periudhës 16-javore, rreth 44% e njerëzve në të dy grupet treguan përmirësime në simptomat e depresionit dhe ankthit.

Ilaçet kundër depresionit janë “përgjithësisht të sigurt dhe efektiv” për shumicën e njerëzve, tha Penninx – megjithëse ato kanë efekte anësore të mundshme për disa njerëz, dhe nëse dëshironi të ulni dozën e antidepresantëve patjetër duhet të konsultoheni me doktorin tuaj, shtoi ajo.

“Gjetjet e studimit sugjerojnë se terapia e ushtrimeve mund të jetë një zgjedhje e mirë – dhe ndoshta edhe më e mirë – për disa pacientë. Megjithatë, stërvitja nuk duhet të konsiderohet si një “ilaç mrekulli”, pasi që ka ndikim të ndryshëm te individët”, tha Penninx.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH