Aktualitet

Vranësira dhe temperatura deri në 17 gradë

Shkruar nga Liberale
Vranësira dhe temperatura deri në 17 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje, por reshjet nuk do të jenë në sasi të konsiderueshme. Pritet të ketë dhe intervale me kthjellime.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH