Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    Çmime rekord të energjisë në bursa, Shqipëria nis të përdorë rezervat

    Çmime rekord të energjisë në bursa, Shqipëria nis të përdorë rezervat

    SHIFRA E DITËS: 80 mijë lekë më tepër shpenzime prej krizës, pse inflacioni as është dhe as përjetohet njësoj nga të gjithë

    SHIFRA E DITËS: 80 mijë lekë më tepër shpenzime prej krizës, pse inflacioni as është dhe as përjetohet njësoj nga të gjithë

    Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë

    Më shumë se fatin e Kosovës dialogu do të përcaktojë fatin e Serbisë

    Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 3 karta identiteti të falsifikuara

    Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 3 karta identiteti të falsifikuara

    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Krye
    • Polemikë
    Besimshtuar, me sytë nga SPAK dhe BKH

    Shumë rrugë e pak njerëz, shumë njerëz e pak rrugë

    A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!

    Homo Albanicus/ Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

    Një shumicë deputetësh dhe qindra mijëra demokratë… pa parti

    Shembulli që na vjen sërish nga SHBA

    Lufta e përbashkët për mbijetesë e Ramës, Berishës dhe Metës

    Lufta e përbashkët për mbijetesë e Ramës, Berishës dhe Metës

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis

    SHIFRA E DITËS: 375 milionë euro teprica në arkën e shtetit, tatimet ‘sukses historik’ nga kriza e çmimeve për 7 muaj

    SHIFRA E DITËS: 375 milionë euro teprica në arkën e shtetit, tatimet ‘sukses historik’ nga kriza e çmimeve për 7 muaj

    Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për pullat fiskale

    Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për pullat fiskale

    SHIFRA E DITËS: 10 vendet e para të lindjeve, Anglia nis të ‘shqiptarizohet’

    SHIFRA E DITËS: 10 vendet e para të lindjeve, Anglia nis të ‘shqiptarizohet’

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    24-vjeçari që plagosi shkrimtarin Salman Rushdie, i zhgënjyer që ai nuk vdiq: Nuk më pëlqen ai person

    24-vjeçari që plagosi shkrimtarin Salman Rushdie, i zhgënjyer që ai nuk vdiq: Nuk më pëlqen ai person

    Erdogan shkon në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës, takim me Zelenskyy dhe kreun e OKB-së

    Erdogan shkon në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës, takim me Zelenskyy dhe kreun e OKB-së

    Eurozonë, çmimet tjetër rritje për muajin korrik

    Eurozonë, çmimet tjetër rritje për muajin korrik

    Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Pas tensioneve, pres që të gjejmë gjuhën e përbashkët

    Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Pas tensioneve, pres që të gjejmë gjuhën e përbashkët

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Hetimi: Këngëtari pësoi dëmtim katastrofik të trurit dhe vdiq nga komplikimet pas vaksinimit me AstraZeneca

    Hetimi: Këngëtari pësoi dëmtim katastrofik të trurit dhe vdiq nga komplikimet pas vaksinimit me AstraZeneca

    “Traumat më lanë të traumatizuar”, modelja e njohur bën postimin e papritur

    “Traumat më lanë të traumatizuar”, modelja e njohur bën postimin e papritur

    Cili tregoi interes? Gazetari dhe miku i Ronaldos zbulojnë të vërtetën

    Cili tregoi interes? Gazetari dhe miku i Ronaldos zbulojnë të vërtetën

    Rudina Dembacaj në gjendje jo të mirë shëndetësore, ja ‘amaneti’ që i la bashkëshortit

Fillimi Dossier

Votuesi shqiptar në trajektoren e tranzicionit

Votuesi shqiptar në trajektoren e tranzicionit
Share on FacebookShare on Twitter

Titulli: Gracka e Votuesit

Autorë: Eltion Meka & Ilir Kalemaj

Prof. Dr. Fatos Tarifa

Më në fund, pas shumë vitesh “kërkimesh” në fushën e shkencave politike në vendin tonë, marrim në dorë një monografi, e cila është vërtet, në të dy komponentët kryesorë të kërkimit—teorik dhe metodologjik—produkt i një studimi të mirëfilltë shkencor dhe një vepër shkencore. Autorët e saj, Dr. Eltion Meka dhe Dr. Ilir Kalemaj, dy kolegë të respektuar me të cilët punojmë së bashku në të njëjtin universitet—University of New York Tirana—konfirmohen tashmë si dy ndër studiuesit më të talentuar të brezit të tyre në këtë fushë studimesh. Formimi i tyre akademik solid në universitete perëndimorë, vëzhgimet e vëmendshme të proceseve politike në Shqipëri dhe në rajon, si dhe veprimtaria e tyre hulumtuese intensive gjatë këtyre viteve të fundit, pasqyrohen më së miri në këtë monografi mbi sjelljen e elektoratit shqiptar në disa raunde zgjedhjesh legjislative në vitet 1998-2012.

Zgjedhjet e lira kanë qenë dhe mbeten një element shumë i rëndësishëm i procesit demokratik, edhe pse ato nuk janë një element i izoluar, i shkëputur nga rrethana dhe elementë të tjerë të këtij procesi. Funksionimi efektiv i sistemeve elektorale është i lidhur ngushtë me natyrën e partive politike, me zhvillimet kushtetuese të një vendi, si edhe me një varg prerogativash institucionale. Suksesi i çdo sistemi elektoral dhe i rezultateve të procesit zgjedhor që rezulton prej tij nënkupton, gjithashtu, pranimin e tij si një sistem legjitim, si nga partitë politike kryesore, ashtu dhe, madje ca më tepër, nga vetë qytetarët, si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në procesin demokratik dhe si bartës të sovranitetit popullor.

Sot, në Shqipëri, në kushtet e një sistemi që mundëson zgjedhje të lira e demokratike, kutia e votimit është bërë një instrument i rëndësishëm që krijon premisa politike për ndryshime pozitive në shoqëri. Vota e popullit dhe përfaqësimi realisht i interesave të tij në organin më të lartë legjislativ dhe në organet vendimmarrëse të çdo niveli është dhe duhet të respektohet si parimi më i lartë i procesit demokratik dhe i vetë thelbit të demokracisë si sistem politik e shoqëror. Siç është shprehur në një rast ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos: “Qeveritë shkojnë dhe vijnë, por populli mbetet. Është madhëria e pushtetit të popullit së cilës ne i falemi kur ndërtojmë sisteme elektoralë funksionalë dhe të lirë”.

Sidoqoftë, sidomos në kushtet kur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë janë kontestuar thuajse vazhdimisht, vëzhgimi dhe “matja” e sjelljes së votuesve është një punë shumë e vështirë, që nuk konsiston thjesht në kalkulimet dhe analizat e rezultateve finale të zgjedhjeve. Vetë akti i të votuarit në zgjedhje të përgjithshme është një sjellje politike e motivuar dhe kushtëzuar nga shumë faktorë, të cilët Meka dhe Kalemaj i identifikojnë qartë dhe i konsiderojnë me vëmendjen dhe metodat e duhura në analizën e tyre.

Sjellja elektorale e qytetarëve shqiptarë është një temë jo pak e trajtuar—edhe pse ajo është më shumë e shpërdoruar—në studimet e kryera deri më sot në vendin tonë. Me ndonjë përjashtim të rrallë, “studimet” në këtë fushë kanë qenë kryesisht narrativa përshkrimore e sipërfaqësore, analiza të painformuara teorikisht e të pambështetura në një evidenë empirike solide—me fjalë të tjera, komentarë gazetareskë dhe jo analiza të mirëfillta shkencore. Studimi që na japin në dorë Meka dhe Kalemaj, përkundrazi, jo vetëm mbështetet teorikisht në një literaturë të gjerë e të zgjedhur, por është edhe metodologjikisht një studim i arrirë, që do të thotë, një studim i vërtetë. Autorët kanë shfrytëzuar sondazhe të kryera në nivelit kombëtar nga vitet 1998-2012 për të kuptuar marrëdhëniet e segmenteve të ndryshëm të elektoratit me partitë politike shqiptare si dhe sjelljen e tyre para kutive të votimit. Këto të dhëna janë krahasuar me evidencat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të verifikuar e konfirmuar përfundimet e tyre, të cilat, kështu, bëhen më të besueshme për ne.

Faktorë të tillë sociologjikë e demografikë, si orientimi ideologjik, simpatitë ose përkatësia politike, statusi social, niveli arsimor, gjinia, mosha, vendbanimi etj., janë elemenetë thelbësorë për të kuptuar e shpjeguar sjelljen e çdo elektorati, por autorët e këtij studimi kanë meritën që këta faktorë i analizojnë në mënyrë të nuancuar, përshtatur mjedisit politik shqiptar dhe situatave lokale të vendit. Studimi i tyre ofron një pasqyrë të qartë të prirjeve të përgjithshme në sjelljen elektorale të shqiptarëve dhe evidenton e argumenton se si këto prirje kanë ndikuar deri më sot në konsolidimin e konstelacionit politik të vendit dhe, përgjithësisht, në jetën politike të tij, në një periudhë, që mund ta quanim periudhën e normalizimit të politikës shqiptare.

Vetë titulli intrigues i kësaj monografie, Gracka e votuesit: Mes alkimise elektorale dhe demokracise hibride, e paralajmëron lexuesin për risitë që ai sjell në studimin e procesit demokratik në vendin tonë. Një pjesë e literaturës më të mirë të shkruar në Perëndim mbi teorinë demokratike, tranzicionin demokratik dhe procesin elektoral demokratik, nga studiues shumë të njohur, u ka shërbyer autorëve të këtij vëllimi si një bazë teorike orientuese për të kuptuar e shpjeguar të veçantat e tranzicionit shqiptar në kushtet e një shoqërie postkomuniste që e ka pasur—dhe vazhdon ta ketë—shumë të vështirë të ndahet nga e kaluara dhe që, ka njohur tranzicionin më të gjatë, më të vështirë e më të dhimbshëm sesa të gjithë vendet e tjerë të Europës Lindore. Trajektorja e tranzicionit demokratik në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një trajektore krizash dhe, ky tipar, sa ka qenë rezultat i proceseve të kontestuara zgjedhore, aq ka qenë edhe shkak i tyre. Kjo marrëdhënie dialektike zbulohet qartë nga Meka dhe Kalemaj në studimin e tyre.

Ky studim është cilësor, i konceptuar dhe realizuar saktë nga pikëpamja teorike e metodologjike, bindës dhe, prandaj shumë i mirëpritur në komunitetin e studiuesve shqiptarë të shkencave shoqërore dhe nga studentët që formohen në këto disiplina. Ai shënon një arritje të konsiderueshme, por edhe një mbështetje të dobishme për studime të mëtejshme mbi këtë subjekt.

Pjesë nga libri

…Çfarë faktorësh krijojnë stabilitet në një sistem partiak? Çfarë roli luan koha, kur bëhet fjalë për një demokraci të re? Si ndikon sjellja e votuesve tek stabiliteti i sistemit partiak? Cilat preferenca specifike dominojnë në një demokraci? A janë ato çështje historike, çështje ideologjike, çështje shoqërore apo çështje fetare? Çfarë roli kanë faktorët demografikë si mosha, gjinia, arsimi, feja, etj? Këto janë disa nga pyetje të cilat i përkasin studimeve të sistemeve partiake dhe sjellljes të votuesve. Për më tepër, këto dy fusha lidhen direkt dhe me studimin e gjerë të demokracisë. Pra, a mund të themi se kur një sistem partiak është institucionalizuar që sistemi demokratik ka arritur konsolidimin e vet? Konsolidimi demokratik për shumicën e tranzitologëve shënjon dhe fundin e tranzicionit dhe është i rëndësishëm për të kuptuar inter alia edhe rastin shqiptar.

Qëllimi i këtij libri është të jetë një studim pioner për sjelljen e votuesit shqiptar. Me sa ne jemi të informuar, një studim i tillë holistik dhe i mirëstrukturuar nuk ekziston i sjellë në këtë formë për Shqipërinë. Kjo është një fatkeqësi për dy arsye. Në radhë të parë, të dhëna mbi preferencat e votuesit shqiptar ekzistojnë nëpërmjet sondazheve ndërkombëtare si Sondazhi Social Evropian (European Social Survey), Sondazhi Evropian i Vlerave (European Values Survey), Sondazhi Botëror i Vlerave (World Values Survey), dhe Studimi Krahasimor i Sistemeve Zgjedhore (Comparative Study of Electoral Systems). Së dyti, një studim i tillë do të na tregonte shumë për demokracinë tonë. Gjithashtu, studime të tilla do të krijonin edhe një ndërgjegjësim politik dhe do të ishin njëkohësisht të vlefshme si për elitën politike, ashtu dhe për studiuesit profesionistë dhe studentët e shkencave politike. Kemi bindjen që gjetjet e këtij studimi do të ishin me interes edhe për sektorin e think tank-eve të specializuara, gazetarët, publicistët, studiuesit e disiplinave të ndërlidhura dhe publikun e angazhuar në përgjithësi.  

Ju sugjerojme

Hetimi: Këngëtari pësoi dëmtim katastrofik të trurit dhe vdiq nga komplikimet pas vaksinimit me AstraZeneca
MAGAZINË

Hetimi: Këngëtari pësoi dëmtim katastrofik të trurit dhe vdiq nga komplikimet pas vaksinimit me AstraZeneca

15:51 | 18/08/2022
SHIFRA E DITËS: 80 mijë lekë më tepër shpenzime prej krizës, pse inflacioni as është dhe as përjetohet njësoj nga të gjithë
Economicus

SHIFRA E DITËS: 80 mijë lekë më tepër shpenzime prej krizës, pse inflacioni as është dhe as përjetohet njësoj nga të gjithë

15:48 | 18/08/2022
Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë
Aktualitet

Më shumë se fatin e Kosovës dialogu do të përcaktojë fatin e Serbisë

15:32 | 18/08/2022
Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 3 karta identiteti të falsifikuara
Aktualitet

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 3 karta identiteti të falsifikuara

15:17 | 18/08/2022
24-vjeçari që plagosi shkrimtarin Salman Rushdie, i zhgënjyer që ai nuk vdiq: Nuk më pëlqen ai person
BOTA

24-vjeçari që plagosi shkrimtarin Salman Rushdie, i zhgënjyer që ai nuk vdiq: Nuk më pëlqen ai person

14:56 | 18/08/2022
Erdogan shkon në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës, takim me Zelenskyy dhe kreun e OKB-së
BOTA

Erdogan shkon në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës, takim me Zelenskyy dhe kreun e OKB-së

14:25 | 18/08/2022
Para
24-vjeçarja u hodh nga ballkoni, fqinjët: Kishte një fëmijë

24-vjeçarja u hodh nga ballkoni, fqinjët: Kishte një fëmijë

Foto/ Vendimi i KPK, momente tensioni për shkarkimin e prokurorit

Foto/ Vendimi i KPK, momente tensioni për shkarkimin e prokurorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të Fundit

  • Çmime rekord të energjisë në bursa, Shqipëria nis të përdorë rezervat
  • Hetimi: Këngëtari pësoi dëmtim katastrofik të trurit dhe vdiq nga komplikimet pas vaksinimit me AstraZeneca
  • SHIFRA E DITËS: 80 mijë lekë më tepër shpenzime prej krizës, pse inflacioni as është dhe as përjetohet njësoj nga të gjithë
  • Më shumë se fatin e Kosovës dialogu do të përcaktojë fatin e Serbisë
  • Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 3 karta identiteti të falsifikuara
  • 24-vjeçari që plagosi shkrimtarin Salman Rushdie, i zhgënjyer që ai nuk vdiq: Nuk më pëlqen ai person
  • Vrasja e dyfishtë në Vlorë, dyshimet e policisë mbi automjetin që ra pre e atentatit
  • Erdogan shkon në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës, takim me Zelenskyy dhe kreun e OKB-së
  • Eurozonë, çmimet tjetër rritje për muajin korrik
  • FOTO+Video/ Kryeministrja e Finlandës harbohet në disko, i kërkohet testi i drogës

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al