Aktualitet

Votoi përnjëheresh 2 anëtare të GJK/ A e shkeli Kuvendi, Kushtetutën?

Shkruar nga Liberale
Votoi përnjëheresh 2 anëtare të GJK/ A e shkeli Kuvendi,

Maxhoranca dhe deputetët e opozitës parlamentare kanë bashkuar votat sot në Parlament për të zgjedhur anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Deputetët kanë votuar dy anëtaret e vetme në listë, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.

Më herët, presidenti Meta refuzoi të zgjidhte kanidatin e dytë, pas Besnik Muçit, dhe ju drejtoi një letër institucioneve të Kuvendit, Avokatit të Popullit dhe KED,ku ju kërkonte pezullimin e procesit, pasi nuk po respektoheshin afatet Kushtetuese.

Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.” 

Pra, sipas kësaj dispozite të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, nuk mund të emërojë dy gjyqtarë njëherazi,apo dy gjyqtarë njeri pas tjetrit, por vetëm anëtarin e parë, ndërkohë që anëtari i dytë i Gjykatës Kushtetues duhet të emërohet nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë", shkruante Meta në letër.

Kështu, që kandidaten që duhej të zgjidhej nga Meta, Kuvendi është shprehur se në mënyrë automatike, ajo është Arta Vorpsi. Kjo për shkak se në renditje ajo qëndronte në krye të listës së KED me pikë.

Ndërsa për faktin se janë votuar sot dy anëtaret, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji, Ulsi Manja ka thënë në Kuvend, se Kushtetuta nuk përcakton kush do të veprojë i pari, presidenti apo Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. 1/3 i ripërtërihet mandati çdo tre vjet. Tre anëtarë i emëron presidenti, tre Kuvendi dhe tre Gjykata e Lartë. Nëse ata nuk e ushtrojnë këtë kompetencë, kandidati i renditur i pari në listën e KED zgjidhet automatikisht. Ligji thotë se në rast se presidenti brenda 30 ditëve që kur ka marrë këtë listë nuk e ushtron këtë të drejtë, kandidati i parë emërohet automatikisht. Presidenti ka marrë dy lista. Deri në datën 7 nëntor duhet të kishte emëruar dy anëtarë. Ka dekretuar Besnik Muçin ndërsa për anëtarin e dytë i ka dërguar një letër KED. Dekretimin do ta bëj sipas radhës, një presidenti, një kuvendi dhe një Gjykata e Lartë. Radhën e ka përcaktuar kushtetuta për të shmangur konfliktin mes institucioneve por nuk përcakton se kush duhet të veprojë i pari. Radha është përcaktuar sepse ka pasur në konsideratë përtërijtjen normale të Kushtetueses”, ka thënë Ulsi Manja.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka thënë se për të përcakjuar ligjshmërinë e gjithë procesit, është marrë mendimi i Këshillit të Legjislacionit", të vetmit mekanizëm të Kuvendit mbi përcaktimin e kushtetueshmërisë.

“Deputetët janë vënë në dijeni të qëndrimit të Presidentit, lidhur me këtë i jap drejtuar KED-së, e cila i është përgjigjur kërkesës me arsyetimet përkatëse, dhe konkludon se kandidatja e parë automatikisht është e zgjedhur anëtare. Duke patur parasysh që kishte vlerësime politike dhe proceduariale i jam drejtuar këshillit legjislacionit që është i vetmi mekanizëm që ka Kuvendi, që jep mendimin për kushtetuetshëmërinë. Këshilli ka konkluduar se duke parë propozimet e KED etj, dhe procedurën që do të votojmë ka arritur në konkluzionin që është tërësisht kushtetuese", ka thënë Ruçi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH