Aktualitet

Votohet qeveria e re, Kuvendi miraton dekretet për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj

Shkruar nga Liberale
Votohet qeveria e re, Kuvendi miraton dekretet për shkarkimet dhe

Pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj të shtunën ministrat e rinj, Parlamaneti votoi sot ndryshimet të propozuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi i Olta Xhaçkës nga posti i ministres së Jashtme është miratuar me 95 vota pro dhe një kundër. I Ogerta Mnastirliut nga ministria e Shëndetësisë me 108 vota pro ndërsa shkarkimi i Frida Krifcës është miratuar me 107 vota pro.

Edona Bilali u shkarkua me 102 vota pro si Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ndërsa Milva Ikonomi u shkarkua me 98 pro nga posti i ministres së Shtetit për Standartet dhe Shërbimet. Igli Hasani emërohet ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 74 pro9 dhe 33 kundër.

Ogerta Manastirliu emërohet ministre e Arsimit me 72 vota pro dhe 35 kundër, 1 abstenim. Anila Denaj u emërua ministre e Bujqësisë me 73 vota pro dhe 27 kundër. Dekreti për emërimin e Arbian Maznikut si ministër Shteti për Pushtetin Vendor mori 73 vota pro, 35 kundër, asnjë abstenim.

Dekreti për emërimin e Albana Koçiut si ministre Shëndetësie mori 73 vota pro, 1 abstenim, 32 kundër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH