Aktualitet

Votimi për Lindita Nikollën, deputetët e opozitës grisin fletët

Shkruar nga Liberale
Votimi për Lindita Nikollën, deputetët e opozitës grisin

Pas betimit të deputetëve, në seancën e dytë parlamentare për ditën e sotme, ka nisur votimi për kryetaren e re të Kuvendit. Kandidatja e vetme në këtë garë është Lindita Nikolla, emri i së cilës u bë publik nga kryeministri Edi Ram para disa ditësh.

Por deputetët e opozitës nuk kanë qenë dakord me këtë propozim. Ata grisën fletët e votimit duke refuzuar të votojnë për Lindita Nikollën. Edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha grisi gjithashtu fletën e tij të votimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH