Aktualitet

Votimi për heqjen e vetos/ Rama falenderon liderin e opozitës bullgare: I shpëtoi fytyrën BE-së

Shkruar nga Liberale
Votimi për heqjen e vetos/ Rama falenderon liderin e opozitës

Pas miratimit në parlamentin bullgar të propozimit francez për marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se ka zhvilluar një telefonatë me liderin e opozitës bullgare, Boyko Borissov, të cilin e ka falenderuar për rolin që ai luajti në heqjen e vetos në Parlament.

Më tej, Rama shkruan se krye-opozitari i shpëtoi fytyrën Bullgarisë dhe pret nga BE që të veprojë shpejt.

'Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!", shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH