Aktualitet

Votimi dhe numërimi elektronik, Celibashi: Rezultati në 3 bashki pritet të dalë për 30 minuta

Shkruar nga Liberale
Votimi dhe numërimi elektronik, Celibashi: Rezultati në 3 bashki

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thekson se, votimi dhe numërimi elektronik garanton 100% të fshehtësisë së votës.

Ai u shpreh, se pajisjet kanë përmbushur kërkesat e KQZ-së nga ana teknike për sigurinë dhe garancinë e procesit të votimit dhe fshehtësisë së votës.

Sipas tij në tre bashkitë ku do të aplikohet, Elbasan, Vorë dhe Kamëz, rezultati pritet që të dalë brenda 30 minutave.

“Procesi ka shkuar shumë mirë. Funksionaliteti i pajisjeve në përputhje me manualet. Po testojmë dhe procesin e transmetimit të të dhënave pas votimit. Pajisjet kanë përmbushur kërkesat e KQZ nga ana teknike për sigurinë dhe garancinë e procesit të votimit dhe fshehtësisë së votës. Fshehtësia e votës e çdo qytetari kur votojnë nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik është 100% e sigurt dhe nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se për ka votuar X apo Y votues. Kjo është 100% e sigurt”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH