Aktualitet

Votat e burgut të Rrogozhinës shpallën fitues kandidatin e PS-së, KAS rrëzon “Bashkë Fitojmë”

Shkruar nga Liberale
Votat e burgut të Rrogozhinës shpallën fitues kandidatin e

Opozita beson se me votat e burgut të Rrogozhinës u shpall fitues kandidati socialist, në Rrogozhinë.

Shkëlqim Hoxha ishte fitues i bashkisë Rrogozhinë deri momentin që u hap kutia e fundit, ajo e burgut të këtij qyteti. Ishin pikërisht votat e të burgosurve që e përmbysën rezultatin, duke shpallur fitues me vetëm 21 vota Edison Memollën e Partisë Socialiste.

KAS miratoi sot rezultatin për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës pas rinumërimit të votave.  Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së vendosi e shumicë votash për rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës.

Kandidati për Rrogozhinën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, e konsideroi vendimin e KAS si të padrejtë dhe të njëanshëm. Sipas tij, është e paprecedentë që të shpallen të vlefshme votat që kanë pasur shënime.

Ivi Kaso paralajmëroi se vendimin e KAS do ta dërgojë në Kolegj Zgjedhor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH