Aktualitet

Vota e emigrantëve,  Majko: KQZ ka afat deri më 20 shkurt

Shkruar nga Liberale
Vota e emigrantëve,  Majko: KQZ ka afat deri më 20 shkurt

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për votën e emigrantëve, deklaroi se KQZ ka afat deri më 20 shkurt që të nxjerrë aktet nënligjore.

Majko thekson se pas kësaj date, hyjnë në fuqi pasojat, për të gjithë ata që bëjnë bllokime.

“Diskutimi ka qenë që a do bëhet pjesë e Kodit Zgjedhor vota e diasporës. Sot kemi dy nene që flasin për të drejtën e votës dhe që është miratuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Ne presim që të dalin aktet nënligjore. Deri më 20 shkurt gjërat mund të ndryshojnë. Jam i çuditur nga fakti që KQZ kërkoi opinion nga partitë politike.

Ligji duhet thjesht të zbatohet. Brenda KQZ, përfaqësuesit e opozitës kanë bllokuar procesin. Kush ka bllokuar procesin, duhet të përgjigjen penalisht. Kjo është shumë serioze. KQZ duhet të nxjerrë deri më 20 shkurt aktet nënligjore. E drejta ligjore duhet zbatuar, qoftë edhe 1 person të ketë të plotësuara kushtet ligjore, duhet të nxirren afatet ligjore”, tha Majko.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH