Aktualitet

Von der Leyen mesazh nga Tirana: Kosova dhe Serbia t' i rikthehen dialogut, të dyja do jenë pjesë e BE-së

Shkruar nga Liberale
Von der Leyen mesazh nga Tirana: Kosova dhe Serbia t' i rikthehen dialogut,

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë së bashku me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, mes të tjerash foli dhe për situatën në veri të Kosovës, pas sulmeve nga grupet terrorister sebe më 24 shtator.

Ajo tha se Kosova e Serbia duhet të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, duke shtuar se të dy vendet do të jenë pjesë e BE-së.

"Marrëveshja e Ohrit janë baza, themele për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE. Është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre.

Vendi i duhur për ta është dialogu është BE. Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e BE. Për ta bërë këtë është dialogu."- u shpreh Von der Leyen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH