Aktualitet

Voltana Ademi: Të dëmshpërblehen banorët e përmbytur

Shkruar nga Liberale
Voltana Ademi: Të dëmshpërblehen banorët e përmbytur

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi përmes një reagimi për mediat i ka bërë thirrje qeverisë që të dëmshpërblejë banorët e dëmtuar nga përmbytjet.

Në një dalje publike, Ademi tha se me qindra, mijëra hektarë toke janë akoma nën uje, duke renduar kesisoj edhe situaten pos-permbytje ne ato territore ku uji ka filluar te largohet.

“Me siperfaqe te tera toke te mbjelle, tashme jane demtuar dhe kerkojne nderhyrjen e menjehershme te shtetit. Bashkia Shkoder ka ngritur prej disa ditesh grupet e evidentimit t; cilet po punojne ne terren per evidentimin e demeve. Kemi kerkuar prane Komisionit te Emergjencave Civile ne Prefekture, prane Ministrise se Bujqesise, direkt ne komunikim edhe me ministren, vleresimin e te gjitha demeve te shkaktuara nga permbytjet per shkak te shkarkimeve ne kaskaden ne Drinit gjate javes se fundit.”, tha Ademi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH