Aktualitet

Voltana Ademi nuk shkon në mbledhje, Ulsi Manja zbulon arsyen

               Publikuar në : 11:45 - 20/11/19 liberale

Edhe pse ishte e ftuar në Komisionin e Ligjeve si Kryetare e Shoqatës së Bashkive mbi projektbuxhetin vendor në 2020, kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi nuk ka marrë pjesë.

Ademi nuk ka mundur dot të marrë pjesë për shkak të angazhimeve. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja.

“I kemi bere ftese për të qenë në seancën dëgjimore edhe shoqatës se bashkive që e drejton kryetarja në detyre e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në komunikim me Ademin, ajo ka njoftuat se për shkak të angazhimeve nuk merr pjese në komision, por ka dërguar një material me shkrim”, pohoi Manja. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back