Aktualitet

Voltana Ademi çon në prokurori KZAZ-të e Shkodrës

               Publikuar në : 16:04 - 17/07/19 LP

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal kundër katër KZAZ-ve në këtë bashki, 2,3,4 dhe 5, për krime zgjedhore për procesin e 30 qershorit.

Pas daljes nga Prokuroria, kryebashkiakja e Shkodrës deklaroi se qytetarët presin drejtësinë.

“Kuptohet që prokuroria duke hetuar mund të shohë edhe vepra të tjera, por ne i kemi dorëzuar faktet që kemi. Sot njerëzit duan që drejtësia të bëhet realitet”, tha ajo.

E pyetur nëse në datë 13 gusht do ia lirojë zyrën kryetarit të ri të zgjedhur në 30 qershor, Valdrin Pjetri, ajo u shmang duke thënë, se ‘Zhvillime të tjera priten prandaj mendoj që t’ia lëmë secilës ditë zhvillimet”./Gazeta Liberale

(Visited 63 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *