Aktualitet

Vokshi takon Merkel: Më siguroi se do të na mbështesë për integrimin

Shkruar nga Liberale
Vokshi takon Merkel: Më siguroi se do të na mbështesë

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilën e falenderon për mbështetjen që ka dhënë ndaj Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se ka siguruar e Merkel për integrimin e Shqipërisë. Sipas saj, rezoluta e PPP-së foli qartë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, por më parë duhet larguar qeveria, “e vetmja kërkesë për zbatimin e kërkesave të Perëndimit”.

Postimi i Vokshit

Me Angela Merkel në Zagreb.

Kancelarja mbështet shqiptarët, por ne duhet të zbatojmë kërkesat e rezolutës së PPE dhe Bundestagut.

Gjatë Kongresit të PPE-së në Zagreb, m’u dha rasti të përshëndetesha me Kancelaren Angela Merkel dhe ta falenderoja për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria gjermane dhe ajo, personalisht, kanë dhënë për forcimin e demokracisë, zhvillimin dhe nxitjen e proceseve integruese në Shqipëri.

Kancelarja Merkel më siguroi se Gjermania dhe ajo vetë, do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Vullneti i Gjermanisë dhe i vendeve të tjera të Bashkimit Europian u shpreh i qartë edhe në rezolutën e posaçme të PPE-së, ku kërkohet, para së gjithash, që Shqipëria të zgjidhë krizën e thellë politike dhe, nëpërmjet një reforme të vërtetë zgjedhore, të përgatisë vendin për zgjedhje të lira e të ndershme.

E vetmja pengesë për zbatimin e kërkesave të Perëndimit është qeveria e Shqipërisë.

Edi Rama refuzon të përmbushë kushtet e Bundestagut gjerman dhe të Partive Popullore Europiane. Ai vazhdon të sabotojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuse, të shkatërrojë shanset për zgjedhjet të lira e të ndershme dhe të zhbëjë çdo përpjekje për një drejtësi të pavarur.

Rruga e vetme për ne është Perëndimi!

Shqipëria si Europa është ajo që duan shqiptarët dhe ne do ta arrijmë së bashku!#AngelaMerkel#EPPZagreb#EPPËomen./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH