Aktualitet

Vokshi: Silva Caka u dhunua brenda mjetit të policisë, jam e...

Shkruar nga Liberale
Vokshi: Silva Caka u dhunua brenda mjetit të policisë, jam e...

Ish-deputetja demokrate, Alban Vokshi tha në rubrikën “Opinion”, në News24 se është dhunuar nga policia, ashtu si dhe kolegia e saj e LSI-së, Silva Caka.

Vokshi tha se Caka është dhunuar brenda makinës së policisë, si dhe është fyer me një fjalor banal.

“Është e pritshme, kam qenë bashkë me shumë qytetarë në dhjetëra-qindra protesta, policia ka ushtruar dhe herë tjetër dhunë ndaj meje. Unë kam qenë dhe do vazhdoj të jem atje, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve. Jam e trishtuar, e demoralizuar, kam një ngërç në fyt, që s’po mundem ta largoj, por nuk jam e dorëzuar. Dhuna e policisë ndaj meje, është dhuna e po të njëjtës polici që ushtroi ndaj koleges sime Silva Caka, brenda mjetit të policisë. Kam parë shenjat e dhunës, e kanë fyer me fjalorin më banal”, u shpreh Vokshi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH