Aktualitet

Vokshi: Deri në 11:30 kanë votuar 11 680 demokratë

Shkruar nga Liberale
Vokshi: Deri në 11:30 kanë votuar 11 680 demokratë

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që merret me drejtimin e procesit të votimit, Albana Vokshi ka njoftuar se deri në orën 11:30 kanë votuar në të gjithë vendin 11 mijë e 680 demokratë për ratifikimin e vendimit të kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Ka pasur fluks, interesi i demokratëve është shumë i lartë për të votuar. Është një nga ditët më të rëndësishme në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Vetë anëtarët kanë vendosur për ratifikimin e vendimit nr. 6 të kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Bashës. Raportimi sipas qarqeve; Në Shkodër kanë votuar 1080 anëtarë, Lezhë 1100, Dibër 548, Durrës 1191, në Tiranë 2566, në Elbasan 731, në Berat 251, në Korçë 855, në qarkun Fier 1535, në Gjirokastër 485, në Vlorë 423. Në total deri në 11:30 kanë votar 11 680 demokratë. Në çdo qendër votimi ka fluks dhe tani dhe ky numër duhet të jetë edhe më i lartë se ky që raportuam”.

Vokshi theksoi se ka pasur raportime nga komisionerët për incidentet të izoluara të porositura nga Rama dhe Basha që duan të pengojnë referendumin.

“Ka pasur raportime nga komisionerët dhe strukturat e PD, kanë qenë të izoluara që dëshmojnë se edhe Rama dhe Basha kanë dashur ta pengojnë. Kemi informacion që kanë qenë të porositur nga Rama e Basha si rasti i Cakranit, që duan të pengojnë referendumin, por asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e demokratëve për të shkarkuar Lulzim Bashën”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH