Globi

Vodhi dy dhi dhe dy keca, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Greqi

Shkruar nga Liberale
Vodhi dy dhi dhe dy keca, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Greqi

Një 35-vjeçar shqiptar i cili vodhi dy dhi dhe dy keca në një stan në Greqi dhe është dënuar me 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë nga një gjykatë greke. Mediat helene raportojnë se edhe një 43-vjeçar, i akuzuar si bashkëpunëtor i tij, dhe gjithashtu shqiptar është dënuar me burg dhe gjobë.

Ngjarja kishte ndodhur në janar të vitit 2010 kur në AT Ialyssos u raportua se autorë të panjohur kanë hyrë në një stallë në Keramidenia në Pastidë në orët e para të datës 5 janar dhe kanë marrë një sharrë elektrike me motor dhe katër kafshë.

Konkretisht, autorët kanë marrë dy dhi dhe dy keca, të cilat pasi i kanë therur dhe pastruar, i kanë hedhur lëkurat dhe të brendshmet në një përrua aty pranë.

Një i njohur i tij shqiptar kishte sjellë si ndihmës për therjen e dhive një bashkatdhetar, i cili kishte një makinë me karakteristikat e mësipërme dhe që banonte në Paradisi.

Ndërkohë, policia ka lokalizuar makinën e të akuzuarit të parë në “rrugën I” dhe bëri shoqërimin e tij  në gjykatë, shkruan protothema.

Në komisariatin e Ialysos, ai u identifikua nga banori si drejtuesi i makinës që hyri në stallën e viktimës, ndërsa nga këqyrja konstatuan shumë pika gjaku të tharë në parakolpin e pasmë dhe në pjesën e përparme.

Nga kontrolli i makinës u zbuluan qime dhie, njolla gjaku të thara, një thikë me dorezë druri dhe uniformë pune me gjak dhe copa mishi në një qese najloni.

Në banesën e bodrumit të të huajit u gjet gjak në murin sipër dritës së banjës, një palë çorape dhe një palë pantallona të zeza me njolla gjaku.

Nga hetimet paraprake që vijuan, u identifikua edhe autori i dytë në shtëpinë e të cilit u gjetën veglat dhe thikat e kasapit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH