Aktualitet

Vodhi 75 mijë euro në banesën e të moshuarit, arrestohet 36-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Vodhi 75 mijë euro në banesën e të moshuarit, arrestohet

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë 36-vjeçarja me inicialet O.Shabanin, banuese në Përmet, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër person, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).

Të njëjtat burime thanë se në banesën e shtetasit Koç Prokës, ishte vjedhur shuma prej 75 000 euro. Sipas policise, 36-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me Paulin Peçin, ka vjedhur këtë shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH