Aktualitet

Vodhën produkte ushqimore në një market, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Vodhën produkte ushqimore në një market, arrestohen dy

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, pasi akuzohen për vjedhje në një supermarket.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. Sh., 18 vjeç dhe K. A., 25 vjeç, të dy banues në Selitë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa produkte në një market.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një biçikletë të dyshuar të vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH