Aktualitet

Vodhën pensionet dhe falsifikuan pagesat, arrestohet për shpërdorim detyre kreu i postës së Dibrës 

Shkruar nga Liberale
Vodhën pensionet dhe falsifikuan pagesat, arrestohet për

Kreu i postës së Dibrës, Ilir Vraniçi dhe shefi i marketingut, Xhevdet Doda janë arrestuar nga policia për shpërdorim detyre.

Nga veprimet dhe mosveprimet e tyre, këta shtetas i kanë shkaktuar degës postare Dibër, një dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e ish postierit tw identifikuar si G. H., 33 vjeç. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, pasi dyshohet se ka vjedhur masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH