Aktualitet

Vodhën banesën e të moshuarës, arrestohen 2 hajdutët në Kuçovë

Shkruar nga Liberale
Vodhën banesën e të moshuarës, arrestohen 2 hajdutët

Dy persona janë arrestuar pasi vodhën me forcë një shumë parash, një telefon dhe një laptop në banesën e një të moshuare.

“Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhën me forcë një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop, në banesën e një shtetaseje të moshuar, identifikohen dhe vihen në pranga brenda pak orësh, 2 autorët e dyshuar”, njofton policia.

Sipas bluve, njëri nga autorët e dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Ndërkohë, që është sekuestruar shuma e parave dhe sendet e vjedhura.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas njoftimit të marrë për vjedhje në një banesë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Bazuar në provat e grumbulluara nga veprimet hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit E. H., 39 vjeç dhe E .B., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e parave, telefonin dhe laptopin që këta shtetas kishin vjedhur në banesën e së moshuarës”, thuhet në njoftimin e policisë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH