Aktualitet

Vodhën 5 vila në Mykonos, arrestohen 4 hajdutët shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Vodhën 5 vila në Mykonos, arrestohen 4 hajdutët shqiptarë

Një grup shqiptarësh janë arrestuar nga policia greke në ishullin e Mykonos, ku sipas mediave greke, njëri prej tyre  cilësohej mjaft i rrezikshëm, dhe ishte shpallur në kërkim pasi konsiderohej si “koka” e një grupi grabitësish.

Gjithashtu, mediat greke shkruajnë se kreu i bandës ishte arratisur në vitin 2018 me 9 të burgosur të tjerë. Së bashku tre bashkatdhetarë, në harkun kohor 16-22 korrik, kishin hyrë në 5 vila në Mykonos.

Në vjedhjen e tyre të fundit në një vilë luksoze në zonën e Kalafatis, përveç parave dhe bizhuterive, ata kishin marrë edhe një palë kufje me valë, të cilat i kanë zbuluar.

Kjo sepse pronari i tyre amerikan, përmes një aplikacioni në celular, ka gjetur gjurmët e tyre. Kështu, një grup efektivësh policie lokalizuan 4 hajdutët shqiptarë dhe më pas i kanë vendosur në pranga.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH