Kronikë

Vlorë/ "Tempulli" çon në pranga 20 vjeçarin (Emri)

Shkruar nga Liberale
Vlorë/ "Tempulli" çon në pranga 20 vjeçarin

Një 20 vjeçar ra në prangat e policisë së Vlorës. 20-vjeçari Shkëlzen Zykaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Njoftimi i policisë Vlorë:

Qarku Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli".

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli", specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin Sh. Z., 20 vjeç, banues në Selenicë.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH