Aktualitet

Vlorë/ Plagosi fëmijën e mitur me motoskaf, arrestohet 40-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Vlorë/ Plagosi fëmijën e mitur me motoskaf, arrestohet

(Foto ilustruese)

Policia e Vlorës ka arrestuar 40 vjeçarin, i cili përplasi dje me motoskaf një të mitur në plazhin e Jonufrit në Vlorë. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.K., banues në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në plazhin e Jonufrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai akuzohet se nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese dhe për pasojë dëmtoi 7-vjeçarin.

“Shtetasi A. K. nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, ku si pasojë ka dëmtuar një 7-vjeçar që ishte duke notuar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Mësohet se, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH