Aktualitet

Vlorë, në 4 ditë u vaksinuan vetëm 11 studentë

Shkruar nga Liberale
Vlorë, në 4 ditë u vaksinuan vetëm 11 studentë

Java e vaksinimit masiv kundër covid të studentëve pranë universiteteve përkatëse duket se është shumë larg pritshmërive dhe qëllimit për të cilin u zhvillua.

Katër ditë nga nisja e kësaj fushate dhe vetëm tri ditë nga nisja e viti akademik, në Universitetin e Vlorës janë paraqitur për të marrë vaksinën një numër mjaft i vogël i studentëve, që krahasuar me numrin total të studentëve të këtij universiteti, nuk arrin as të përllogaritet në përqindje.

"Numri total i të vaksinuarëve nga e hëna deri më sot është 11. Interesi është goxha i ulët pasi studentët mendojnë se do ta zhvillojnë mësimin online. Studentë kanë pasur më shumë interesim për Pfizer", thotë një nga mjeket e vendosura për vaksinimin e studentëve.

Sipas udhëzimit të deritanishëm të Ministrisë së Arsimit, nga data 17 tetor, në auditorët e universiteteve në të gjithë vendin nuk do të lejohen të futen vetëm studentët që paraqesin certifikatën ose kartën e vaksinimit anti-covid.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH