Aktualitet

Vlorë, ish-drejtori i Ujësjellësit dhe zyrtarë të Bashkisë përfundojnë në Polici

Shkruar nga Liberale
Vlorë, ish-drejtori i Ujësjellësit dhe zyrtarë të

Përfundojnë në Policinë e Vlorës ish-drejtori i Ujësjellësit të Vlorës Shkëlqim Leskaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Sipas burimeve, konflikti ka ndodhur gjatë mbledhjes së drejtuesve të bashkisë dhe Ujësjellësit. Mësohet se sot, me kërkesë të kryetarit të Bashkisë Dritan Leli ishte thirrur mbledhje me këta të fundit, por situata ka degjeneruar.

Pas mbledhjes situata është rënduar kur ish-kreu i Ujësjellësit, i cili ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë, nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Sipas burimeve Leskaj nuk ka pranuar të iki nga detyra, dhe kjo ka qenë shkak për konflikt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH