Aktualitet

Vlorë/ I riu vret xhaxhanë dhe më pas veten

Shkruar nga Liberale
Vlorë/ I riu vret xhaxhanë dhe më pas veten

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme. Një i ri në fshatin Mekat, Vlorë ka vrarë xhaxhanë e tij me armë gjahu dhe më edhe veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Informacion paraprak i Policisë

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH