Aktualitet

Vlorë/ Arrestohet 35-vjeçari që qarkullonte me armë në brez (Video)

Shkruar nga Liberale
Vlorë/ Arrestohet 35-vjeçari që qarkullonte me armë

Një 35-vjeçar është vendosur në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri nëpër qytetin e Vlorës.

Si rezultat i këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë kapja e menjëhershme e tij në bulevardin "Ismail Qemali", njofton policia.

"Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier", vijon më tej.

https://www.dailymotion.com/video/x7m5c3p

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar "Blic"

Qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, vihet në pranga 35-vjeçari.

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, strukturat e Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, menjëherë organizuan punën në grup dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar "Blic".

Si rezultat i këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë kapja e menjëhershme e tij në bulevardin "Ismail Qemali", Vlorë.

Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit i sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH