Aktualitet

Vlorë/ Arrestohet 29-vjeçari në banesë, në 2016 qëlloi me armë...

Shkruar nga Liberale
Vlorë/ Arrestohet 29-vjeçari në banesë, në 2016

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap në banesë me 1 mijë e 700 fara bimore kanabisi dhe 72 fishekë luftarakë.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin Ergest Sina i cili është një person me precedent penal dhe njihet për një ngjarje 4 vite më parë në qytetin e Vlorës.

Ai qëlloi me armë nga një mjet luksoz tip ‘’Porche’’ afër një qendre tregtare, por nuk mbeti njeri i lënduar.

Njoftimi i policisë:

Ergest Sina, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2016, në zonën e Skelës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ditën e djeshme, pas kapjes së këtij shtetasi është ushtruar kontroll në banesën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak (72 fishekë) dhe 1700 fara të dyshuara si cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH