Aktualitet

Vlerësimi për Dvoranin/ Rama: S'kemi ende drejtësinë që duhet, por...

Shkruar nga Liberale
Vlerësimi për Dvoranin/ Rama: S'kemi ende drejtësinë

Nga Berati, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetaret, kryeministri Edi Rama foli për sistemin në drejtësi.

Ai tha se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim, por shtoi se vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kreun e KED, Ardian Dvoranit është një shenjë e mirë që drejtësia po funksionon.

“Njerëzit me të drejtë kishin besimin se VETING-u do të pastrojë sistemin. Por VETING-U është hedhja e bazave, sepse është pastrimi. Nga pastrimi çlirohet sistemi nga një llum i madh. Dëshiron kohën e vet gjithçka. Duke qenë se VETING-u filloi dhe më shkruajnë mua se përse nuk keni arrestuar këtë dhe atë. Nuk jemi në vitin 1945, nuk e bëjmë drejtësinë me urdhër qeverie, aq më pak mund të bëhet kjo duke bërë kryeministri. Është një mesazh shumë i qartë për të gjithë. U arrestua një shef mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte. Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e tjera të politikës, me vendimin e sekretarit të shtetit me vlerësuar me çmimin e veçantë të nderit të SHBA një gjykatës shqiptar, që dihet se me kë është përplasur është domethënëse. Nëse sot themi a e kemi drejtësinë që duhet? Jo, nuk kemi. Por ai i kemi hedhur bazat? Po. A vazhdojmë të ndërtojmë me durim të madh sistemin e ri dhe drejtësinë e re, duke kuptuar se drejtësinë nuk e ndërton qeveria. Por qeveria, forca që qeveris, ka të drejtë të mbështesë ose votojë, sigurisht që po. Kush e mbështet drejtësinë? Kjo është e qartë, po ashtu siç është e qartë kush e pengon. Korrupsioni po luftohet duke reformuar dhe ndryshuar sistemet, brenda sistemit të madh të shtetit”, tha kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH