Aktualitet

Vlerësimi i kandidatëve, Mustafaj: Do zgjedhim vlerat më të mira 

Shkruar nga Liberale
Vlerësimi i kandidatëve, Mustafaj: Do zgjedhim vlerat më të

Ish-ministri, Besnik Mustafaj është caktuar nga PD për të qenë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve. Në një pronocim të shkurtër për mediat, Mustafaj u shpreh se propozimet e demokratëve janë serioze dhe se do të jenë të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira.

"Nuk jam zëdhënësi i Komisionit, por mund të them përshtypjet e mia personale të cilat janë shumë optimiste. Është një proces i ri, i panjohur në historinë politike të Shqipërisë së këtyre 30 viteve. Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve në të gjithë Shqipërinë kanë qenë serioze.

Ne jemi seriozisht të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontigjenti që përbëjnë burime njerëzore të mëdha, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë. Gjërat janë në vazhdim, unë shpresoj që, në fund të këtij procesi, të dal i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër", tha Mustafaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH