Kronikë

Vladimir Kurti flet nga burgu për Dan Hutrën: Çfarë më tha kur erdhi në qeli

Shkruar nga Liberale
Vladimir Kurti flet nga burgu për Dan Hutrën: Çfarë

Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Kamzë disa vite më parë, ka folur nga burgu 313 për emisionin Uniko. Në bisedën telefonike, Vladimir Kurti i është përgjigjur Dan Hutrës për të gjitha komentet që ai ka bërë 1 muaj më parë.

Vladimir Kurti është vëllai i Etleva Kurtit, e cila u vra nga Dan Hutra më 1 Mars 2023. Vladimir flet për problemet brenda qelisë me Dan Hutrën, çfarë dyshon ai dhe përse mendon se “vrasësi i grave” u ngatërrua me të.

Pjesë nga Biseda: 

Vladimir Kurti: Dan Hutrën ma kanë sjellë te dhoma në 2022. Ma kanë sjellë pa dëshirën time. Pa të gjitha dhomat e sektorit, kërkoi të vinte te unë. Sepse ai ishte qëllimi i tij, më tha nuk ndihem mirë me të tjerët do rri me ty. Pasi më thanë që ka qenë në burg për një vrasje e refuzova. Tashë nuk rri në dhomë me të. Kam hallet e mia.. Ndërhyri komanda, nuk pranon ai që të rri në dhomë me të tjerët, ka thënë: Nuk rri në dhomë me legena.

Shefi më tha mbaje për hatrin tim. Kena qenë 4 veta në dhomë. Pastaj filloi unë të ndihmoj, të nxjerr nga burgu, unë kam një mik te spitali i burgut. Sesi me u afru.

Pyetja: Si i keni pasur marrëdhëniet në fillim?

Vladimir Kurti: Mirë derisa filloi të fliste. Më pas thoshte jo njof, jo të nxjerr nga burgu jo paguaj 150 mijë euro që ti të dalësh nga burgu.

Pyetja: Si ishte marrëdhënia juaj?

Kurti:  E sollën te godina tjetër, te ajo që quhet e SPAK-ut.

Pyetja: A të ka folur ndonjëherë për nusen e tij Alketa Hysa dhe pse kishte rëndë në burg, apo që thoshte do ti vras?

Kurti: Ai thoshte do vras policinë, do vras këdo, prandaj doja ta hiqja nga dhoma.

Pyetja: Ka thënë do vras atë e këtë me emra?

Kurti: Po si nuk e ka thënë, mos merrja unë në telefon ai ishte duke bërë masakër jashtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH