Aktualitet

Vjosa, Park Kombëtar/ Rama: Sot është dita për të marrë hak

Shkruar nga Liberale
Vjosa, Park Kombëtar/ Rama: Sot është dita për të

Teksa ka folur për memorandumin që do ta kthejë Vjosën në Park Kombëtar, kryeministri Edi Rama tha se do të ndalohet çdo veprimtari ekonomike që e cënon lumin.

Kreu u shpreh sot se është dita për të marrë pak hak me këtë histori.

“Sot është dita për të marrë pak hak me thënë të drejtën, është një histori që ka pasur dhe një aspekt të lidhur me pavërtetësinë dhe hipokrizinë, pasi ne e vendosëm Vjosën në mbrojtje e ky është fakt i shkruar”, tha ai.

Sipas Ramës, në Vjosë ishte planifikuar të ndërtoheshin hiodrocentrale.

“Ne e vendosëm Vjosën në mbrojtje. Ky është fakt i shkruar. Ishin planifikuar që të ndërtoheshin hidrocentrale. 12 vetëm në Valbonë ishin parashikuar. E njëjta gjë ishte dhe me Vjosën. Ne e kthyem në zonë të mbrojtur për të mos lejuar dëmtimin e saj. Ia futëm në vesh të gjithë atyre që se dinin ku ishte Vjosa për të vijuar me një terror artikujsh me artikuj të pavërtetë. Kjo është histori, jemi këtu për të kaluar në një fazë tjetër, nga zona e mbrojtur në parkun kombëtar që do të jetë boshti i kësaj hapësire. Siç e kemi diskutuar dhe me partnerët tanë. Në vizionin e Shqipërisë, moratoriumi i pyjeve, i prurjeve masive të pyjeve kanë filluar tani të japin rezultatet e para”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH