Globi

Vjosa Osmani, thirrje Indisë që të njohë Kosovën

Shkruar nga Liberale
Vjosa Osmani, thirrje Indisë që të njohë Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin indian “WION”, i ka bërë thirrje Indisë që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke theksuar se Kosova nuk është Kashmir, shkruan Wionews, transmeton Express.

Osmani ka thënë se fillimisht India duhet të njohë vuajtjet e kosovarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit dhe pastaj të njohë pavarësinë e Kosovës, realitet ky për të cilin presidentja thotë se nuk ka për të ndryshuar.

“Ne i bëjmë edhe një herë thirrje qeverisë së Indisë që para së gjithash të njohë vuajtjen e popullit të Kosovës nga regjimi gjenocidal e Millosheviqit dhe së dyti, ta njohë realitetin e pandryshueshëm në terren”, ka thënë presidentja Osmani në këtë intervistë për redaktoren e WION, Palki Sharma.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH