Kosova

Vjosa Osmani takon Rutte: Serbisë t’i kërkohet llogari për sulmet në veri të Kosovës!

Shkruar nga Liberale
Vjosa Osmani takon Rutte: Serbisë t’i kërkohet llogari për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Holandës Mark Rutte, me të cilin kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë, gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Spanjë.

Gjatë këtij takimi, Osmani theksoi domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

“Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, ka thënë Osmani.

Nga Spanja Osmani u tregua e prerë, duke thënë se nuk do ta ketë një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, pa u  sanksionuar me parë Serbia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH