Aktualitet

Vjosa Osmani pret në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe

Shkruar nga Liberale
Vjosa Osmani pret në takim tre policët që u rrëmbyen nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe në veri të vendit.

Gjatë takimit, Osmani ka falenderuar Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka thënë Osmani.

Të tre policët kanë falënderuar Osmanin për pritjen në Presidencë dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH