Globi

Vjosa Osmani, politikania më e votuar në historinë e Kosovës

Shkruar nga Liberale

Vjosa Osmani, kandidatja e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të thyejë rekordin e votave që ndonjë lider partiak ka marrë ndonjëherë në zgjedhjet e Kosovës [pas shpalljes së Pavarësisë] duke kaluar shifrën e 200 000 votave, pa u numëruar ende votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Sipas Kanal10, në këto zgjedhje Vjosa Osmani ka marrë 206 570 vota. Më këtë rezultat Vjosa Osmani ka tejkaluar Albin Kurtin që në zgjedhjet e vitit 2019 kishte marrë 183,952 vota. Kujtojmë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Vjosa Osmani ka garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ndërsa vetë Albin Kurtit nuk iu lejua kandidimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH